Përshkrimi I Punës
Kualifikimet
- Diplomë të studimeve themelore në fushën e Punës Sociale, dhe Psikologji.
- Licencë pune
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
- Të ketë njohuri me punën me të mbijetuara të dhunës në familje
- Të ketë aftësi të mira në punën grupore
- Të ketë aftësi të mira komunikimi
- Të ketë njohuri mbi të drejtat, mbrojtjen dhe politika për mbrojte të fëmijëve dhe politikën për mbrojtja nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.
Përgjegjësitë
- Të ofrojë shërbim për te mbijetuarat e dhunës ne familje, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit për strehim dhe rehabilitim.
- Të realizoj vlerësimet në bazë të formateve të përcaktuara për secilin përfitues/e që është pjesë e programit.
- Të hartoje planin individual për secilin person që do të jetë pjesë e programit.
- Të koordinojë grupin e grave në kuadër të programit për të arritur objektivat e programit
- Të realizon në baza ditore aktivitete individuale dhe grupore me gra dhe fëmije.
- Të përgatisë raporte ditor ku reflektohet analiza e performancës të secilit person në kuadër të programit.
- Këshillon dhe mbështet familjet e personave të cilët janë strehuar
- Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit dhe punëtorët social të qendrave të tjera të QPS-së.
- Të respektojë dhe veprojë në linjë me rregulloret e brendshme të institucionit.
- Të mbajë përgjegjësi për cilësinë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar .
- Të raportojë për punën e kryer tek Përgjegjësia e shërbimeve -menaxherija
Të gjithë të interesuarat duhet të dërgojnë:
- CV të përditësuar
- Diplomë të studimeve themelore
- Letër motivimi
- Referencë