Përshkrimi I Punës
Përgjegjësitë dhe Kualifikimet e Praktikantit – Asistent i Shërbimeve me Klientë
Përgjegjësitë kryesore:
- Nën mbikëqyrjen e eprorit direkt, dhe me qëllim të përvetësimit të njohurive profesionale, praktikanti do të marrë pjesë në:
- Asistimin e stafit të operacioneve bankare në degë gjatë punës së përditshme.
- Skanimin dhe dokumentimin e proceseve të punës, kërkesave të punës dhe kërkesave për dokumentacion nga departamentet tjera.
- Plotësimin dhe administrimin e dokumentacionit të klientëve lidhur me shërbimet bankare.
- Arkivimin e dokumenteve bankare në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.
- Ndihmën ndaj klientëve në përdorimin e ATM-së dhe kanaleve alternative të komunikimit bankar në rast nevoje.
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diploma universitare në fushën e Ekonomisë ose Administrimit të Biznesit.
- Njohuri të mira mbi produktet dhe shërbimet bankare.
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe aftësi për ndërtimin e marrëdhënieve pozitive me klientët.
- Njohuri solide të paketës MS Office.
- Efikasitet i lartë në punë ekipore.
- Aftësi të shkëlqyera gjuhësore në anglisht.
- Preferohet posedimi i patentës së shoferit.