Përshkrimi I Punës
Planifikon, organizon, koordinon punët e rrjetit në Distrikt dhe përgjegjës për funksionimin e rrjetit shpërndarës;
Koordinon dhe mbështet ekipet e rrjetit dhe mirëmbajtjes ne Sistemin e Shpërndarjes në nivelin e Tensionit të Mesëm dhe Tensionit të Ulët;
Harton plane ditore dhe mujore bazuar në qëllime specifike dhe prioritete për punime të planifikuara;
Analizon raportet dhe materialin e implementuar nga ekipet, rishikon informacionet për të vlerësuar problemet për minimizimin e -prishjeve dhe kohëzgjatjes së tyre;
Përditësimin e të dhënave të rrjetit, stabilimenteve, dokumentacionit, etj;
Përgatit skema ose përcjellë projekte për të përcaktuar vendin e prishjes ose defektit në rrjetin shpërndarës ose stabilimente;
Përdorë informacionet e duhura dhe gjykimin individual për të përcaktuar nëse riparimet, punimet, shqyrtimet, testimet apo proceset janë në përputhje me ligjet, rregulloret ose standardet;
Komunikon me persona jashtë, përfaqëson kompaninë te konsumatorët dhe kompanitë tjera;
Bashkëpunon me qendrën dispeçerike për punët e realizuara dhe detyrat për rastet që ndërlidhen me çdo nivel të rrjetit të shpërndarjes;
Kryen operimet e nevojshme në përputhje me procedurat standarde të operimit me pajisje të tensionit të lartë si: ndërprerës të fuqisë, ndarës si dhe vëzhgon funksionimin dhe gjendjen e stabilimenteve në Nënstacione, si: Transformatorët, ndërprërësit, ndarësit, zbarrat;
Përdor sistemin SCADA dhe Kosovanet dhe koordinon ekipet ne lidhje me mbarëvajtjen e sistemit elektroenergjetik në rrjetin e shpërndarjes së Tensionit të Mesëm dhe Tensionit të Ulët;
Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga Udhëheqësi.
Kërkesat dhe kualifikimet
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike;
Minimum 1 vit përvojë pune, me ekspertizë në fushën e Energjetikës apo lëmi të ngjashme;
E domosdoshme kategoria B e vozitjes;
Njohja e gjuhës Angleze është përparësi;
Aftësi të forta të udhëheqjes dhe koordinimit të ekipit;
Shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
Të jetë në gjendje të zhvillojë strategji të cilat ndikojnë pozitivisht në operimet ditore të punës;
Njohuri në nivel të avancuar të paketës së MS Office.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
CV
Diplomën e kualifikimit
Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
Certifikata të trajnimeve të ndjekura