Inxhinieri të Ndërtimit

16. Tetor 2026
1200 € - 2500 €/ muaj
Urgjente
Aplikacioni mbaron: 30. Nëntor 2026
Aplikoni Tani

Thirrje punëdhënësi

Call prolink për të aplikuar

Përshkrimi I Punës

Përgjegjësitë:

Kandidati do të jetë përgjegjës për përcjelljen dhe koordinimin e procedurave teknike, urbanistike dhe kadastrale, nga faza fillestare e përgatitjes së tokës për ndërtim deri në përfundimin e projektit dhe pranimin teknik.

Detyrat kryesore :

• Përgatitjen dhe përcjelljen e kërkesave për kushte ndërtimore;

• Përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacionit të kërkuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe institucionet përkatëse;

• Përcjelljen e procedurave deri në pajisjen me kushte ndërtimore dhe leje ndërtimore;

• Koordinimin me institucionet komunale dhe palët e përfshira në proces;

• Mbikëqyrjen dhe përcjelljen e punimeve në terren;

• Koordinimin dhe komunikimin me klientët, banorët dhe nënkontraktorët;

• Përgatitjen e ofertave, raporteve, kontratave dhe dokumentacionit teknik;

• Përgatitjen e dokumentacionit dhe materialit teknik për kërkesën për pranim teknik;

• Përcjelljen e procedurave deri në pranimin teknik të objektit;

• Përcjelljen e procedurave kadastrale pas përfundimit të ndërtimit;

• Sigurimin e dokumentacionit për kopjet e planit, fletët poseduese dhe dokumentacionin për njësitë banesore;

• Përcjelljen e të gjitha procedurave administrative, urbanistike dhe kadastrale që lidhen me projektin, nga marrja e tokës për ndërtim deri në përfundimin e procedurave dhe dokumentacionit përfundimtar të objektit.

Çfarë ofrohet:

• Ambient profesional dhe dinamik të punës;

• Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional;

• Përvojë të drejtpërdrejtë në projekte ndërtimore dhe procedura institucionale;

• Mundësi për të zhvilluar njohuri praktike në urbanizëm, ndërtim dhe kadastër;

• Pagë dhe kushte pune në përputhje me përvojën dhe angazhimin.