Përshkrimi I Punës
Detyrat dhe përgjëgjesitë:
- Është përgjegjës për shkyçje dhe ri- kyçje të konsumatorëve;
Mban përgjegjësi dhe monitoron punën e ujë-instaluesit;
Inspekton konsumatorët ekzistues dhe identifikon konsumatorët e pa regjistruar në zonën përkatëse
duke bashkëpunuar me lexuesin e zonës;
Me kërkesë nga shefi i shërbimit të leximit apo zyrtarit të lartë bën kontrollin në teren tek
lexuesit/inkasantët:
Monitoron shpenzimin, faturimin dhe inkasimin e konsumatorëve në tubin magjistral;
Kontrollon në çdo lidhje të konsumatorëve të ri nga procedurat e kërkesave të lidhjes e deri te finalizimi;
Prezanton në mënyrë profesionale ofrimin e shërbimeve tek konsumatorët e zonës që mbulon;
Ndihmon drejtpërdrejt sektorin e marrëdhënieve me konsumatorë për dhënien e informacioneve të
nevojshme për zgjidhjen-vendosjen e ankesa-kërkesave që kanë parashtruar konsumatorët;
Gjatë punës në teren mban komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësin e shërbimit dhe sipas nevojës
me organet kompetente (Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet përkatëse) për të siguruar mbarëvajtjen
e procesit të shkyçjes;
Përkujdeset që konsumatorët e shkyçur mos të ri-kyçen pa i përmbushur obligimet sipas rregulloreve
të aplikueshme;
Është profesional dhe mban qëndrim të mirë dhe sjellje të duhur me klientët dhe personelin e
ndërmarrjes;
Duhet të jetë i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë, duhet të punoj në ekip, nën presion dhe t’i
përshtatet kushteve të dhëna;