Lexues Inkasues

6. Mars 2026
600 - 900 / muaj
Urgjente
Aplikacioni mbaron: 31. Mars 2026
Aplikoni Tani

Aplikoni për këtë punë

Ngarkoni CV (pdf)

Përshkrimi I Punës

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

Lexon për çdo muaj e më së largu tre muaj gjendjen e ujit të shpenzuar përmes ujëmatësit dhe e fakton
me foto brenda çdo tremujori;
Ngarkohet me material për faturim për çdo muaj dhe është i obliguar të bëjë shpërndarjen e tyre tek
secili konsumator;
Gjatë leximit evidentojnë rastet e ujëmatësve në gjendje jo të rregullt, rastet e kycjeve të paligjshme
abuzim me ujëmatës dhe i raportojnë ato;
Varësisht nga kërkesa e ekipit të shkyçjeve, lexuesi/inkasanti asiston në shkyçje;
Përgjegjës për përditësimin e adresave të sakta për konsumatorët e zonës:
I lajmëron prishjet dhe rrjedhjet në shërbimin për konsumator:
Mban përgjegjësi administrative dhe ligjore për saktësinë e hedhjes së gjendjeve në pajisjen mobile të
faturimit dhe mos faturimin eventual në zonën e mbulimit:
Jep informacione të ndryshme që i kërkon zyrtari i lartë (inspektori i Nj.O.) dhe shefi i shërbimit;
Ndihmon shërbimet tjera në identifikimin e konsumatorëve në rastet e adresave jo te sakta;
Njofton konsumatorin për shpenzim enorm të ujit në raste defektesh eventuale;
Shpërndan vërejtjet për mos pagesë të borxhit;
Shpërndan vendimet e konsumatorëve me pranim/dorëzim dhe të njëjtën e dorëzon në shërbim të
konsumatorëve:
Kontratat e shërbimeve të përgatitura nga shërbimi i konsumatorëve i pranon nga zyrtari i lartë
(inspektori të NjO-të) dhe i dërgon për tu nënshkruar nga konsumatorët në zonat ku operon;
Është i obliguar ta mbaj ID për t’u identifikuar tek konsumatori si punëtor i KRU Hidrodrini;

Raporton me shkrim te Inspektori i zonës përkatësisht shefit për shkyçje dhe inspektime në NjO, mbi
ecurinë e punës dhe problematikën e hasur – raport javor dhe mujor;
Kryen detyra të tjera dhe i raporton zyrtarëve të lartë (Inspektorit te NjO-të) dhe shefit të shërbimit;
Kryen detyra të tjera të cilat (më tutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin bashkangjitur të
punës ose të caktuara nga punëdhënësi;
Është i detyruar të zbatojë disiplinën në punë, kodin e etikës, rregulloret / rregullat e caktuara nga ndërmarrja për këtë proces pune dhe në rast të shkeljes së tyre mban përgjegjësi disiplinore:
Për punën e tij i përgjigjet eprorit linear, Drejtorit Komercial.

Kërkesat/Kualifikimet Profesionale:

Aplikacioni i cili mund të shkarkohet nga faqja e Kompanisë;
Diplomë e Shkollës së Mesme;
Të jetë i/e aftë të punoj në ekip dhe punë individuale:
1 vit përvojë pune të deshmuara nga Trusti:
Certifikatë nga Gjykata kompetente që nuk është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale të dënueshme, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj.
Kopja e letërnjoftimit;

Punë të Ngjashme