Përshkrimi I Punës
Kriteret:
Të njohë mirë procedurat dhe rregulloret e bankës në lidhje me veprimet që kryen sportelist/e-arkëtar/e.
Është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të klientëve në vecanti dhe për të gjithë informacionin e marrë gjatë ushtrimit të detyrës së tij në bankë.
Të kryej transaksionet vetëm në prani të klientit ose në të kundërtën nëpërmjet një autorizimi të vlefshëm përfaqësimi.
Sigurohet për identitetin e klientit nëpërmjet dokumentit të identifikimit.
Kryen arkëtime dhe pagesa për klientët, në përputhje me urdhërin e klientit duke u siguruar dhe kontrolluar që klienti ka dokumentacionin e duhur me të dhënat e plotësuara në rregull për transaksionin që po kryhen në zbatim të procedurave dhe udhëzimeve të bankës.
Hapja e NRP për joklientë.
Për kartmonedhat e konsideruara të pavlefshme ose të fallsifikuara, sekuestrohen në përputhje me ligjin dhe njofton eprorët.
Kontrollon firmën e klientit në mandat dhe e krahason atë me firmën e skanuar të ruajtur të klientit.