
Pepeko
Rreth Kompanisë
Krijimi i PePeKo-s ka ardhur si rrjedhojë e nevojës së bizneseve vendore, për anëtarësim në shoqata të cilat garantojnë dhe mbrojnë interesat e tyre. PePeKo është një organizatë që luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe shërben si urë lidhëse për më shumë se 20,000 fermerë, që merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve me konsumatorët brenda dhe jashtë vendit. Shoqata jonë synon që me anë të implementimit të projekteve të ndryshme, do të fuqizojë dhe do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve në Kosovë.