
Gjimnazi Cambridge
Rreth Kompanisë
Në vitin 1997 në Pejë, mori fillet e veta një storie e suksesit në edukim. Dhe kjo, jo rastësisht, por si nismë e një familje me përvojë në fushën e edukimit. Fillimisht me kursin e gjuhëve të huaja, për të vazhduar pastaj edhe me Institucionin e Arsimit Parafillor, Fillor dhe të Mesëm, në vitin 2006. Filluam me 30 nxënës dhe sot kemi rreth 300, e shumë shpejtë do të jemi edhe më shumë.
Pasioni për të ndërtuar një institucion edukativo-arsimor ishte i madh, mirëpo edhe sfidat nuk ishin të vogla. Me punë të pa lodhshme, me kalimin e viteve, shkolla vetëm sa po rritej. Kjo rritje, i atribuohet përkushtimit, investimit dhe ngritjes së profesionalizmit në këtë institucion, në vazhdimësi.