Përshkrimi I Punës
Përgjegjës/e për Financa
Ky rol është kyç për funksionimin e saktë të operacioneve të brendshme të pikes shitëse, duke siguruar kontroll të saktë të dokumentave financiare, stokut, dhe çmimeve.
Detyrat:
- Pranimi dhe kontrolli i mallit, përfshirë verifikimin e faturave dhe përputhshmërinë me porositë
- Kalkulimi i çmimeve, marzhave dhe kontrolli i strukturës së kostos
- Menaxhimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe koordinimi me menaxhmentin për planifikim furnizimesh
- Mbikëqyrja e arkës dhe koordinimi me arkatarët
- Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe kalkulimi i pagave me dokumentacionin përkatës
Kërkesat:
- Edukim dhe përvojë në financa
- Njohuri bazike në Excel dhe sisteme ERP
- Saktësi, integritet dhe organizim i lartë
Arkatar/e (2)
Detyrat:
- Procesimi i pagesave (cash dhe kartelë)
- Lëshimi i kuponëve fiskal dhe faturave
- Menaxhimi i arkës dhe raportimi ditor
- Ofrimi i shërbimit korrekt dhe profesional ndaj klientëve
Kërkesat:
- Përvojë në punë me arkë
- Aftësi të mira komunikimi
- Përgjegjësi dhe disiplinë në punë